Telegrafi

Setien nxit dyshimet për rikthimin e Neymarit te Barcelona: Lojtar i jashtëzakonshëm, do të doja ta stërvitja

Quique Setien ka nxitur edhe më shumë dyshimet për një rikthim sensacional të brazilianit Neymar te Barcelona.

Sulmuesi brazilian u largua nga Camp Nou në verën e vitit 2017 për të kaluar në kryeqytetin francez te Paris Saint Germain për një shumë rekorde prej 222 milionë eurove.

Neymar ka shprehur dëshirën për tu rikthyer te Barcelona, por edhe katalunasit e kanë atë objektiv kryesor për repartin ofensivë.

Tani ka qenë trajneri i Barcelonës, Quique Setien që ka ngjallur edhe më shumë reagime me deklaratën e tij për brazilianin.

Quique Setien (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Setien ka thënë se Neymar është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe se dëshira e tij është të punonte me të.

“Pa dyshim se do të isha shumë i lumtur nëse do të kisha mundësi të stërviti një lojtar si Neymar”.

“Neymar është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe tani mund të them se do të doja të stërvitja, por nuk dua të flas më shumë rreth kësaj çështje”, tha Setien në një intervistë për BeIN Sports.

Barcelona po kërkon rikthimin e brazilianit në Camp Nou, por problemi po qëndron te shuma që PSG po kërkon për brazilianin e që është 150 milionë euro.

Nga ana tjetër katalunasit janë gati të paguajnë vetëm një pjesë të kësaj shume dhe pjesën tjetër ta kompensojnë duke i ofruar ndonjë futbollist parisienëve. /Telegrafi/