Telegrafi

Setien nuk mendon se Messi do të kërkojë largimin nga Barcelona, pas përplasjes me Abidalin

Quique Setien e ka quajtur si normale situatën aktuale që po kalon Barcelona në këtë fillim vit.

Lionel Messi i ka reaguar ashpër Eric Abidalit në lidhje me deklaratën e këtij të fundit se disa lojtarë ndikuan që Ernesto Valverde të shkarkohej në muajin e kaluar.

Ylli argjentinas i kërkoi drejtorit sportiv të Blugaranasve që të ofrojë emrat e lojtarëve dhe më shumë të bëjë punën e tij e të mos merret me gjërat që nuk i takojnë.

Por, Setien ka thënë se këto gjëra janë normale dhe nuk mund të ndikojnë në të ardhmen e gjashtë herë fituesit të Topit të Artë.

“Messi është i motivuar, natyrisht. E kam parë atë në stërvitje në disponim dhe duke qeshur. Ai e ndien shumë mirë vetën këtu, është i njëjtë si me ditën e djeshme dhe më ditët e kaluara”, ka thënë ai.

Lexo po ashtu Dramë te Barcelona: Messi iu kundërpërgjigjet kritikave të Abidal

“Ai e ka përvojën e duhur dhe e di si duhet vepruar. Por, mendoj se ai është i lumtur këtu dhe këtë e ka treguar çdo herë”, ka shtuar më tej Setien.

Kujtojmë se 32-vjeçari ka një klauzolë me Barcelonën që e lejon të largohet nga Camp Nou me parametra zero. /Telegrafi/