Quique Setien ka deklaruar se Barcelona po tenton të transferojë një sulmues në këtë afat kalimtar.
Trajneri i katalunasëve ka deklaruar para mediave se ata janë duke e shikuar mundësinë e transferimit të një sulmuesi, pas lëndimit të Luis Suarezit.
Sulmuesi uruguaian pësoi lëndim në gju dhe do të mungojë deri në fund të muajit maj të këtij viti.
Blaugranasit nuk mund të presin aq gjatë, pasi duhet të luftojnë për të mbrojtur titullin e La Liga-së dhe të fitojnë Ligën e Kampionëve, andaj Setien ka konfirmuar se ata e duan një sulmues.
“Ne jemi duke shikuar në atë pikë, po merremi me atë problem, por që duhet t’i shikojmë gjërat më shumë, nuk është një problem që më shqetëson shumë”, ka thënë ai.
“Jam më shumë i shqetësuar për ndeshjen e nesërme ndaj Valencias në Kupën e Mbretit, pasi për pjesën tjetër merret bordi i drejtorëve”, ka shtuar më tej Setien.
Barcelona thuhet se po tenton të transferojë Pierre Emerick-Aubameyangun, derisa janë të interesuar edhe për Sergio Agueron. /Telegrafi/