Telegrafi

Setien: Kemi diskutuar për të ardhmen e Arthur Melo

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien e ka pranuar se kanë diskutuar për largimin e mundshme të Arthur Melo drejt Juventusit, por nuk ka dashur të spekulojë më shumë rreth të ardhmes së tij. 

Ka pasur raportim nga mediumet si në Itali, Spanjë dhe Brazil, ku flitej për një marrëveshje shkëmbimi mes Arthur dhe Miralem Pjanic, por mesfushori i Barcelonës e ka bllokuar transferimin.

“Arthur? Ne sigurisht diskutuam për të ardhmen e tij, por jo për shumë kohë”.

“Ka shumë rrethana që ndikojnë në tregun e transferimeve këtë verë, por realiteti tani është që ne ende kemi objektiva për të arritur këtë sezon dhe do të më duhet ndihmë nga të gjithë që janë në skuadër”.

“Ne jemi në garën në La Liga dhe Ligën e Kampionëve. Unë nuk dua të spekuloj tani, pasi duhet të përqendrohemi në sfidat e tanishme”, ka thënë Setien. /Telegrafi/