Barcelona – Bayern Munich është çerekfinalja më interesante këtë edicion në Ligën e Kampionëve.
Dy gjigantët e futbollit evropian përballen të premten mbrëma në Lisbonë ku kërkojnë një biletë për në gjysmëfinale.
E për këtë takim ka folur edhe trajneri i Barcelonës, Quique Setien.
Spanjolli e ka cilësuar si një duel të vështirë, por është i vendosur që të vazhdoj tutje garën me klubin e tij.
Tekniku i Barcelonës u ndal për të folur për dy yjet e skuadrave, Robert Lewandowskin e Bayernit dhe Lionel Messin.
“Lewandowski është një futbollist i shkëlqyeshëm, por mendoj që nuk është në nivelin e Messit”, tha Setien.
“Lewa është në një formë të shkëlqyeshme, ai është asistuar vazhdimisht nga bashkëlojtarët”.
“Ai është lojtari kryesor i Bayernit dhe po kalon nëpër një formë të mirë, por edhe Messi është në kulmin e tij siç e pat ndaj Napolit”, deklaroi Setien.
Barcelona dhe Bayern takohen të premten mbrëma me fillim nga ora 21:00. /Telegrafi/