Site icon Telegrafi

Setien me autokritikë pas humbjes: Valencia na dominoi, askujt nuk i pëlqen realiteti

Quique Setien (Foto: Eric Alonso/Getty Images/Guliver)

Quique Setien bëri autokritikë pas humbjes së tij të parë si trajner i Barcelona në Mestalla nga Valencia me rezultat 2-0.  

Trajneri i ri i Barçës vajtoi mungesën e aplikimit në fushë të udhëzimeve që stafi i ri iu ka jep lojtarëve dhe theksoi ndryshimin midis pjesës së parë dhe asaj të dytë.

“Është e vërtetë që ka disa gjëra që ne nuk i shpjegojmë mirë. Askush prej nesh nuk e pëlqen realitetin, as lojtarët dhe as ne”, ka thënë fillimisht Setien.

Lexo po ashtu Valencia i jep leksion Barcelonës, triumfon në derbin e javës në La Liga

“Valencia na ka dominuar, na ka mbyllur mirë. Ka pasur gjëra që na kanë penguar të shkojmë më thellë”.

“Ne kemi dhënë shumë pasime të pakuptimta. Duhet të përpiqemi t’i korrigjojmë gjërat”.

Lexo po ashtu Valencia 2-0 Barcelona, notat e lojtarëve

“Është mirë që të shkuam në pushim 0-0, por ne nuk kemi qenë aspak mirë”.

“Pas pushimit jemi përmirësuar me disa raste, por nuk është e mjaftueshme”, përfundoi trajneri i Barcelonës. /Telegrafi/

Exit mobile version