Site icon Telegrafi

Set i ri fotografik, Kejvina vë në plan të parë figurën e pëlqyer trupore

Kejvina Kthella (Fotomontazh: Instagram/KejvinaKthella/Juxhin Kurti)

Kejvina Kthella çdo ditë e më shumë po merr gjithnjë e më shumë vëmendje me fotografitë që i publikon në rrjetet sociale.

Modelja e bukur, e cila u bë e njohur për publikun e gjerë falë punës së saj si prezantuese televizive, këto ditë ka publikuar imazhe të tjera që vënë në pah hiret e saj.

Në profilin e saj në Instagram, ku numëron 336 mijë ndjekës, fansat e saj presin me kërshëri postimet e radhës nga Kejvina. Ndërsa ajo nuk i zhgënjen kurrë sa herë që pozon para fotoaparatit të Juxhin Kurtit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kejvina Kthella

Fotografitë që i publikon zakonisht marrin dhjetëra mijëra pëlqime, ndërsa pos anës artistike, në plan të parë janë edhe format e pëlqyera të bukuroshes.

Theksojmë se javë më parë, Kejvina mori vëmendjen edhe me paraqitjen në videoklipin e hitit më të fundit të Taynas, “Kce”. /Telegrafi/

Exit mobile version