Telegrafi

Sesa trima janë ukrainasit e dëshmon videoja, pa armë në duar – i vërsulen veturës ruse

Në rrjetet sociale po shpërndahet një video ku shihet një grup i ukrainasve sesi i vërsulen një veture ruse – duke tentuar ta ndalin që të kalojë.

Ata nuk kishin as edhe një armë në dorë, ndërsa ngjarja u zhvillua në Kupyansk të rajonit Kharkiv, ku po zhvillohen luftime të ashpra, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Momenti kur kulla e televizionit në Kiev goditet nga raketa

Banorët e Kupyanskut janë mbledhur në numër të madh në qendër të qytetit, ku me vete kishin marrë një flamur të madh që e ngritën për të valuar pranë objektit të komunës.

Derisa intonohej himni i Ukrainës, ata porositën se nuk e kanë ndërmend të dorëzohen dhe se do të luftojnë deri në frymën e fundit. /Telegrafi/