Drenica ka arritur të marrë një pikë të artë në udhëtim te Gjilani në kuadër të javës së 31-të në Supelrigën e Kosovës, pasi takimi përfundoi 0-0.
Pas ndeshjes, trajneri Sami Sermaxhaj ka thënë se është i lumtur me pikën e marrë ndaj një skuadre që luan futboll të bukur.
“Ne e kishim organizimin e mirë në fazën e mbrojtjes, duke e pasur parasysh që ekipi i Gjilani është njëri ndër më të mirët në Superligën e Kosovës”, ka thënë ai për Art Sport.
“Ne kemi zgjedhur që të luajmë me këtë skemë të lojës. I përgëzojë futbollistët për angazhimin dhe pikën e fituar”.
“Presioni do të jetë deri në ndeshjet e fundit, ne jemi shumë të vetëdijshëm që prej fillimit kur kemi nisur punën me Drenicën që do të jetë një sfidë e vështirë por besoj që do ta arrijmë objektivin”, ka shtuar më tej Sermaxhaj. /Telegrafi/