Site icon Telegrafi

Sërish sulmon Pepe: Thanë se do na shënonin 4-5 gola

Mbrojtësi i Real Madridit, Pepe, ka shfrytëzuar momentin pas fitores ndaj Barcelonës në Camp Nou për të sulmuar edhe një herë kritikët.

Golat e Benzemas dhe Ronaldos mjaftuan që Reali të shënojë fitore të madhe në Camp Nou ndaj rivalit të përbetuar dhe natyrisht se Pepe i është gëzuar shumë kësaj fitore.

“Ata thanë se do të pranonim katër apo pesë gola, por me 10 lojtarë ne treguam sakrificën”.

“Fitorja është dukur e pamundur, por kjo është dedikim për të gjithë tifozët”.

“Ne shpresojmë që të kemi fat në Ligën e Kampionëve dhe të arrijmë në finale”.

“Fitorja është për tifozët. Shumë gjëra janë thënë për ne, se ne nuk kemi kualitet dhe se Ronalndo nuk shënon. E gjitha ka qenë pa drejtësi”.

“Ne luftojmë për tifozët tanë dhe kemi këmbët në tokë. Me përulësi, mendoj se La Liga ende është e hapur”, u shpreh Pepe. /Telegrafi/

Exit mobile version