Telegrafi

Sërish probleme fizike për Bonuccin, mungon ndaj Torinos

(Foto: Instagram/bonuccileo19)

Massimiliano Allegri ka njoftuar se Leonardo Bonucci do të mungojë në derbin e Torinos dhe është në dyshim për sfidën e Ligës së Kampionëve kundër Villarrealit që zhvillohet në javën e ardhshme.

Qendërmbrojtësi i Juventusit e zhvilloi ndeshjen e parë të vitit 2022 në javën e kaluar kundër Atalantas, mirëpo do të mungojë sërish.

Trajneri ka konfirmuar se nuk do ta ketë në dispozicion italianin për derbin lokal ndaj Torinos duke thënë se më pas do të vlerësohet nëse mund të luajë në të tetën e finales në Ligën e Kampionëve.

(Foto: Instagram/bonuccileo19)

“Ndeshja e nesërme (e premte) është vërtet e komplikuar. Sigurt do të mungojë Leonardo Bonucci. Ai ka lodhje muskulore dhe do të shohim nëse do të mund të rikuperohet për të martën”.

Lexo po ashtu Alex Sandro shërohet nga COVID-19, Bonucci kthehet në skuadrën e Juves

“Ai luajti në Bergamo dhe ishte lodhur që në pjesën e parë”, ka deklaruar Allegri në konferencën për shtyp duke shtuar se Federico Bernardeschi akoma nuk është gati, kurse Danilo është i suspenduar.

Po ashtu, Federico Chiesa dhe Giorgio Chiellini janë të lënduar dhe mbesin jashtë Derby della Mole. /Telegrafi/