Telegrafi

Sërish ndotja e ajrit kalon kufijtë e lejuar në disa qytete në Maqedoni

Gjatë mëngjesit të sotëm, sipas “Air Visual”, qyteti i Shkupit ishte në mesin e 3 vendeve me ajër më të ndotur në botë.

Ndotja e ajrit nuk është vetëm në Shkup. Sipas stacioneve matëse të ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, disa qytete si Tetova, Gostivari dhe Strumica shpesh herë e tejkalojnë Shkupin për nga ndotja e ajrit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave të fundit të këtyre stacioneve matëse, qyteti më i ndotur është Strumica me 451 PM10, Gostivari me 374 PM10, Shkup – Rektorat 350 PM10 dhe Tetova me 280 PM10.

Lexo po ashtu Qyteti i Shkupit i treti për nga ndotja e ajrit në botë (Foto)

Gjatë ditë së sotme u mbajt edhe protestë kundër ndotjes së ajrit në Shkup ku u bë që Qeveria të thërrasë mbledhje urgjente për ndotjen enorme të ajrit./Telegrafi/