Telegrafi

Sërish i ndodhë Edy Rejas: Lojtari i Çekisë e shtyn në tokë, krijohet tollovi

Edy Rejas është rrëzuar sërish nga lojtarët kundërshtarë, kësaj radhe në ndeshje me Republikën Çeke.

Pasi u  pengua në ndeshje ndaj Uellsit, duke u rrëzuar më pas, e njëjta gjë ka ndodhur edhe sot.

Futbollisti i Republikës Çeke, Vladimir Coufal shtyn me qëllim teknikun italian të Shqipërisë, duke bërë kështu një gjest anti-sportiv.

Ky veprim i mbrojtësit të West Ham ka shkaktuar edhe tension mes kampeve të dy skuadrave.

 

Aktualisht çekët janë duke fituar me rezultat 2-1. /Telegrafi/