Ato të dyja zyrtarisht i kanë dhënë fund armiqësisë së tyre, mirëpo tani Katy Perry dhe Taylor Swift, e kanë çuar raportin miqësor në një tjetër nivel.
Dyshja janë shfaqur së bashku në videoklipin e ri të Taylor të titulluar “You Need to Calm Down”.
Videoja ka në fokus përkrahjen e komunitetit LGBT dhe në të shfaqen edhe yje të tjera, si Ellen DeGeneres, RuPaul dhe aktorët e serialit të Netflix, “Queer Eye”.
Fansat u befasuan më së shumti kur Katy është shfaqur në klipin e Taylor, e veshur si një hamburger, derisa këngëtarja Swift është veshur si patate e fërguar dhe të dyja ngjajnë me ushqimet e MC Donalds.
Në një intervistë me Greg James në Radio 1 Breakfast Show të martën në mëngjes, ajo ka thënë se procesi i pajtimit me Katy ishte një hap pozitiv në jetën e saj.
“E kam pyetur atë nëse është e interesuar dhe të dyja ishim të pajtimit që ta falnim njëra – tjetrën”, thotë Swift.
Taylor dhe Katy kanë lënë anash të gjitha mosmarrëveshjet javën e kaluar dhe këngëtaret u pajtuan pas shtatë vitesh. /Telegrafi/