Në orët e mëngjesit janë parë sot forca të shtuara të pjesëtarëve të KFOR-it, saktësisht karabinierëve të cilët thanë se po vazhdojnë trajnimin e nisur të shtunën.
E ky trajnim pas disa orëve të zhvilluara mbi Urën e Ibrit, përfundoi në mesditë, ndërsa janë larguar edhe forcat e shtuara të karabinierëve.
Ndryshe, gjatë trajnimit kishte forca të shtuara të ushtarëve, automjeteve, madje kishte edhe dron.
Sërish forca të shtuara të KFOR-it mbi Urën e Ibrit, karabinierët thonë se është vazhdim i trajnimit
Sërish të mërkurën në orët e mëngjesit janë parë forca të shtuara të ushtarëve dhe automjeteve të KFOR-it mbi Urën e Ibrit.
Gazetarja e Telegrafit, Blinera Mehmeti është në vendngjarje dhe sjell informata e pamje nga atje.
Sipas karabinierëve, forcat e shtuara janë si vazhdim i trajnimit që ka nisur të shtunën.
Në fotografitë e dërguara nga gazetarja shihet edhe një dron. /Telegrafi/