Telegrafi

Sërish dëmtim për Pogban, Allegri thotë se francezi do të luajë kur të jetë gati

Paul Pogba u ftua për herë të parë këtë sezon kundër Monzas në fundjavën e kaluar, ku nuk kishte luajtur asnjë ndeshje që nga prilli 2022.

Ai u kthye në Juventus si transferim i lirë nga Manchester United verën e kaluar, duke nënshkruar një marrëveshje katërvjeçare.

Por trajneri i Juventusit, Max Allegri, e ka konfirmuar sot që lojtari ka pësuar një dëmtim të ri, kësaj radhe muskulor.

“Shumë lojtarë janë përballur me lëndime afatgjata. Chiesa ishte jashtë për 10 muaj, dhe Pogba nuk ka luajtur që nga prilli. Duhet pak kohë për t’u rikthyer në formë. Siç ndodhi me Chiesa, i cili duhej të ndalonte dhe të fillonte përsëri”.

“Duhet kohë për Pogba, askush nuk mund të bëjë mrekulli. Trupi i tij duhet të përshtatet. Ne duhet ta përdorim atë me mençuri dhe në momentin e duhur kur ai do të jetë në formë”, ka thënë Allegri.

Nuk është specifikuar ende masa e lëndimi të Pogbas dhe kohëzgjatja e tij./Telegrafi/