Seria A ka zbuluar sot (e mërkurë) kalendarin e të gjitha ndeshjeve për sezonin e ri 2023-24, ku janë mësuar edhe datat e ndeshje derbi dhe atyre më interesante në kampionatin italian.
Sezoni i ri i Serie A do të nisë të dielën, më 20 gusht 2023, ndërsa do të përfundoj të dielën, më 26 maj 2024.
Do të ketë vetëm një raund të mesjavës, më 27 shtator, dhe katër pushime ndërkombëtare: 10 shtator, 15 tetor, 19 nëntor dhe 24 mars.
Nuk do të ketë pushim Krishtlindjesh, me ndeshjet e luajtura në datat 23 dhe 30 dhjetor.
Për të tretin sezon radhazi, lista e ndeshjeve do të jetë ‘asimetrike’ që do të thotë se ndeshjet e edicionit vjeshtor, nuk do të jenë të njëjta me ato të edicionit pranveror.
Opening day delight 🤩#SerieA pic.twitter.com/w3LJ7xESCR
— Lega Serie A (@SerieA_EN) July 5, 2023
Sot gjatë ditës është mësuar orari i ndeshjeve nga java e parë deri tek ajo e 38-ta, ku Napoli nis mbrojtjen e trofeut me skuadrën e sapo promovuar, Frosinone.
Finalisti i Ligës së Kampionëve , Interi do të përballet me Monzën në shtëpi, ndërsa Milani do të vizitojë Bolognën.
Juventusi i Massimiliano Allegrit do ta nisë sezonin ku e mbylli 2022-23, në Dacia Arena kundër Udineses. Roma do të përballet me Salernitanën në Olimpico, ndërsa rivalët e tyre të qytetit Lazio do të takohen me Lecce.
Top matches to slot into your calendars 🗓️ pic.twitter.com/aXpbnmwwSf
— Lega Serie A (@SerieA_EN) July 5, 2023
Derby della Madonnina mes Interit dhe Milanit do të luhet në javën e katërt dhe të 33-të, ndërsa Derby della Capitale mes Lazios dhe Romës do luhen në javën e 12-të dhe 31-të.
Derby d’Italia që vë përball Juventusin dhe Interin do të luhen në xhiron e 13-të dhe 23-të, ndërsa takimet mes Bianconerëve dhe Rossonerëve do të luhej në javën e nëntë dhe 34-të.
Më poshtë keni orarin e 38-të xhirove të sezonit 2023/24 në Serie A:
/Telegrafi/