Telegrafi

Serie A konfirmon katër klubet që do të luajnë në LK sezonin e ardhshëm, Immobile kalon Ronaldon me gola

Fitorja e Lazios ndaj Cagliarit me rezultat 2-1, ka kompletuar katër skuadrat e Serie A që do të luajnë në Ligën e Kampionëve.

Juventusi, Atalanta, Inter dhe Lazio do të luajnë në Ligën e Kampionëve në sezonin 2020/21.

Kur kanë mbetur edhe tri javë pa u mbyllur kampionati, titulli i kampionati ende mbetet pezull, pasi Juventusit i duhet edhe një fitore në këto tri ndeshje.

Juventus vs Lazio (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

Vendi i katërt mund të ndryshojë nëse Napoli e fiton Ligën e Kampionëve, ndërsa Roma Ligën e Evropës.

Sa i përket listës së top-shënuesve, Ciro Immobile tani ka 31 gola, një më shumë se Cristiano Ronaldo.

Në tri ndeshjet e fundit pritet luftë e ashpër për titullin e top shënuesit në Serie A. /Telegrafi/