Serie A thuhet se ka kërkuar që një afat kalimtar verore të hapet nga 1 qershori deri më 10 qershor të këtij viti në mënyrë që të lehtësojë lëvizjen e lojtarëve përpara Kupës së Botës së Klubeve, e cila fillon më 15 të atij muaji.
Në fillim të tetorit, u raportua se FIFA do të prezantojë një afat ‘të ri’ kalimtar mes 1 dhe 10 qershorit, me qëllim lehtësimin e lëvizjes së lojtarëve përpara Kupës së Botës për Klube.
Futja e një afati do të ndihmonte gjithashtu skuadrat të gjejnë marrëveshje me lojtarët, kontratat e të cilëve skadon më 30 qershor, data standarde për skadimin e kontratave në Evropë, e cila bie pikërisht në mes të Kupës së Botës për Klube këtë vit.
Sipas raportimeve nga Gianluca Di Marzio, Serie A ka kërkuar zyrtarisht që afati i transferimeve në Itali të hapet midis 1 qershorit dhe 10 qershorit, gjë që do t’i lejojë skuadrat të regjistrojnë lojtarë të rinj nga qershori e tutje, dhe jo nga 1 korriku, që ka qenë standarde deri në këtë pikë.
Di Marzio shton se kërkesa është kryesisht për të ndihmuar skuadrat pjesëmarrëse në Botërorin e ardhshëm të Klubeve, Interin dhe Juventusin.
Ndryshimet ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht, por FIFA pritet të miratojë vendimin duke qenë se e solli propozimin në radhë të parë. /Telegrafi/