Asnjëherë më keq se këtë sezon krahasuar me 5 vitet e fundit, stadiumet e futbollit në Itali nuk kanë qenë në një nivel të ulët me numrin e tifozëve.
Viti 2016 po numëron ditët e fundit por në statistikat që ofron FIGC, vërehet që ka rënë mesatarja e prezencave në shkallët e impianteve në Apenine.
Krahasimi me vitet e kaluar është në nivel inferior pasi nëse numërojmë totalin e tifozëve me 3 vjet më parë, përqindja ka rënë me të paktën 11 pikë.
Observatori i futbollit italian ka publikuar një raport ku tregohet se 21.833 tifozë është mesatarja krahasuar me 22.221 të një viti më parë. Por pavarësisht se tendenca e përgjithshme është rënia, ka nga ato ekipe që kanë shënuar rritje, duke përfshirë dy skuadrat e Milanos.
Inter konfirmon vendin e parë në ndeshjet në shtëpi me një mesatare prej 43.595 tifozë çdo ndeshje, ndërsa Milan tejkalon vetveten me 12% më shumë ndjekës në “San Siro”, krahasuar me vitin e kaluar.
Të dhëna negative vijnë për Romën dhe Napolin që reflektohen edhe në fitimet e skuadrave, ndërsa surpriza është Chievo me një rritje prej 23.5% të tifozëve në stadiumin veronez.