Seria A ka ndryshuar mënyrën e shpërndarjes të drejtave televizive.
Me një ligj të ri i njohur si ‘Ligjit Melandri’, që pritet të futet në fuqi nga shteti italian nga viti 208, më së shumti kanë pësuar klubet e mëdha.
Juventus, Milan dhe Inter, do të përfitojnë më pak se sa kanë përfituar më herët.
Lajmin e jep Calcio e Finanza, e cila saktëson se Zonja e Vjetër do të fitojë 41 milionë euro më pak.
Milani dhe Interi do të humbin nga 16 dhe 15 milionë euro.
Nuk mungojnë as përfitimet më të paketa për klube si Roma dhe Napoli.
Paratë do të shkojnë për skuadrat e mesme dhe të vogla, pas Genoa, Smapdoria dhe Fiorentina do të përfitojnë nga shtatë apo tetë milionë euro më shumë.
Në Angli ka vite që përdoret kjo metodë dhe klubet e vogla përfitojnë pothuajse njëjtë me klubet e mëdha nga të drejtat televizive. /Telegrafi/