Site icon Telegrafi

Sergio Ramos ‘shkatërron’ Beckenbauerin dhe legjenda si Maldini e Koeman në sondazhin për qendërmbrojtësin më të mirë në histori

Sergio Ramos ka shtypur absolutisht kundërshtarët e tij për t’u votuar qendërmbrojtësi më i madh ndonjëherë në një sondazh të ri të gazetës Marca.

Mbi 130 mijë vota u hodhën në sondazh ndërsa lexuesve të Marca u kërkua të emëronin mbrojtësin më të mirë ndonjëherë nga nëntë kandidatë.

Vetëm Ramos dhe Beckenbauer, legjenda e Bayern Munichut që udhëhoqi Gjermaninë në lavdinë e Kupës së Botës në vitin 1974, morën më shumë se pesë për qind të votave.

Kapiteni i Real Madridit ka fituar plot 74 për qind të të gjitha votave, me Franz Beckenbauer që u rendit pas tij me vetëm 18 për qind të votave.

Në vendin e tretë ishte ikona e Milanit dhe Italisë, Franco Baresi, duke marrë katër për qind.

Pas tij erdhën legjenda si Ronald Koeman, Fabio Cannavaro, Daniel Passarella, Marcel Desailly, Bobby Moore dhe Matthias Sammer që të gjithë kishin nga dy për qind ose më pak të votave të përgjithshme.

Lista e votave

Në një farë mënyre, nuk është për t’u habitur që Ramos, i cili shënoi golin e tij të 100-të me Realin këtë muaj – duhet të shtypë rivalët e tij.

Lojtarët modernë priren të dalin më mirë në sondazhe të tilla, Marca është një gazetë spanjolle dhe, le ta pranojmë, koleksioni i medaljeve të Ramosit është gjithashtu mjaft mbresëlënës si me klubin ashtu edhe me kombëtaren. /Telegrafi/

Exit mobile version