Telegrafi

Sergio Ramos bëhet me ekip të ri dhe befason të gjithë me zgjedhjen e tij

Sergio Ramos është larguar nga Paris Saint Germain pas dy viteve qëndrim.

Qendërmbrojtësi spanjoll ka mbetur lojtar i lirë dhe duket se tanimë ka vendosur se ku do ta vazhdoj karrierën.

Edhe pse flitej për një rikthim të tij te Sevilla, një gjë e tillë nuk do të ndodhë pasi palët nuk kanë gjetur marrëveshje për detajet financiare.

Ramos ishte gati të ulte ndjeshëm pagën e tij, por përsëri te Sevilla nuk ishin në gjendje të bënin sakrificë financiare.

Lexo po ashtu Ramos do të vendosë të ardhmen në 10 ditët e ardhshme, ka dy destinacione të mundshme

Kësisoj qendërmbrojtësi veteran karrierën do ta vazhdoj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gazeta katalunase Mundo Deportivo ka raportuar se Sergio Ramos është afër arritjes së marrëveshjes me amerikanët e Los Angeles FC, ekip ku pritet të formojë dyshen e mbrojtjes me Giorgio Chiellinin.

Lexo po ashtu Kur shumica e yjeve po shkojnë në Arabi dhe SHBA – Ramos duket se ka zgjedhur një klub befasues

37-vjeçari ka gjetur marrëveshjen totale me klubin amerikan, derisa ditëve të ardhshme pritet zyrtarizimi i tij.

Kësisoj për Ramosin sërish do të jetë dueli me Lionel Messin pas përballjeve që kishin dyshja sa ishin pjesë e La Ligas në Real Madrid dhe Barcelonë. /Telegrafi/