Telegrafi

Sergino Dest arrin te Barcelona

Sergino Dest ka arritur te Barcelona për t’i kompletuar testet mjekësore.

Mbrojtësi arriti të aeroportin e Barcelonës në ora 22:30 sipas kohës së tyre lokale nga Amsterdami, për të kompletuar kalimin e tij nga Ajaxi.

Barcelona dhe skuadra holandeze tashmë janë pajtuar për shumën e transferimit, ndërsa lojtari pritet që shumë shpejtë prezantohet në Camp Nou.

Nesër lojtari do të fillojë testet mjekësore dhe do t’i nënshtrohet po ashtu atyre të COVID-19.

Dest pritet që të prezantohet si lojtar i Barcelonës të premten e kësaj jave, nëse gjithçka shkon siç duhet. /Telegrafi/