Site icon Telegrafi

Sergi Roberto në radarin e Unitedit dhe Chelseat

Manchester United dhe Chelsea janë në kërkim edhe të një mesfushori anësor të djathtë.

“Don Balom” shkruan se dy klubet angleze janë duke e vëzhguar për së afërmi futbollistin e Barcelonës, Sergi Roberto.

Ernesto Valverde raportohet se nuk po llogaritë në shërbimet e lojtarit dhe pritet ta lirojë gjatë këtij afati kalimtar veror.

Kujtojmë se për shërbimet e futbollistit kërkohen 36 milionë funte dhe kjo nuk paraqet problem pvr Unitedin dhe Chelsean.

Kujtojmë se ditë më parë katalonasit humbën shërbimet e Neymarit, i cili pvr 222 milionë euro kaloi te PSG-ja. /Telegrafi/

Exit mobile version