Ndonëse mbetet ende në kuadër të një thashetheme, mediat amerikane duket se kanë zbuluar arsyen e vërtetë se përse Serena Williams, tenistja amerikane, numri 1 në botë, nuk po luan në këtë periudhë të sezonit.
Pas eliminimit nga gjysmëfinalet e US Open, në mesin e shtatorit, ajo deklaroi se ka nevojë për pushime të gjata, por duket se arsyeja është një tjetër.
Serena është në pritje të një fëmije dhe është 3 muajshe shtatzënë. Për momentin ky mbetet vetëm një lajm i kronikave “rozë”, por duket se janë disa burime që konfirmojnë këtë fakt.
Madje shtojnë se babai i fëmijës është reperi amerikan Drake, me të cilin ajo ka qenë lidhur muajt e fundit.
Mësohet se edhe babai i Serenës ka thënë se “diçka e re po influencon në jetën e saj, e cila mund të lërë sportin e tenisit, për t’iu dedikuar familjes”.
Gjithsesi, fakt është që numri 1 në botë, një nga tenistet më të mira në botë, Serena Williams, nuk luan prej gati dy muajsh dhe ndoshta vërtet muajt e ardhshëm ajo mund të sjellë në jetë një fëmijë. /Telegrafi/