Telegrafi

Serdar Ortac dhe Sinan Akcil kopjojnë këngën e Dhurata Dorës? (Video)

Këngëtarët e famshëm turq, Sinan Akçil dhe Serdar Ortaç, kanë publikuar këngën “Yuzyilıin Aski” që në fakt është një kopje e hitit të Dhurata Dorës në bashkëpunim me Dj Geek, “AYO”.

Krahas videos së publikuar në YouTube, shkruan se muzikën e kanë bërë Andrei Vornicu dhe Serdar Ortac, ndërsa orkestrimi është i Tarik Ister.

Nuk dihet nëse kanë arritur ndonjë marrëveshje për të drejtat autoriale të këngës shqipe që është prodhim i Alandyt apo thjesht e kanë kopjuar.

“AYO” është publikuar më 24 dhjetor të vitit 2016 dhe aktualisht numëron mbi 22 milionë shikime në YouTube.

Në videot e mëposhtme do ta vëreni ngjashmërinë mes dy këngëve. /Telegrafi/