Telegrafi

Serbia vazhdon të mos ua kthejë pensionistëve paratë e vjedhura

Mjetet e fondit pensional që dikur Serbia i grabiti kur u tërhoq nga Kosova, vazhdojnë të mbesin sfidë e pazgjidhur. Zarfet me dokumentacionin e nevojshëm që Serbia i ka kërkuar nga pensionistët kosovarë, kanë mbetur në sirtarët e Fondit Pensional të Serbisë.

Pensionistët e Kosovës janë munduar shumë në mënyrë individuale që t’i kthejnë ato mjete, mirëpo deri më tani një gjë e tillë nuk ka sjellë rezultat.

Bali Sopi, pensionist i cili ka aplikuar dy here për kthimin e pensioneve nga Serbia, nuk ka marrë përgjigje pozitive. Sopi ka treguar se në pension ka dalë që nga viti 1986, dhe se ka pasur 36 vjet stazh pune. Ndër të tjerash, ai ka treguar se pensionistët kanë paguar një person i cili ia ka dorëzuar dokumentet në Serbi.

“Është kanë njëri që shkonte, vinte…. merret me atë punë. Shkonte në Beograd dhe kthehej e shumë e njerëzve na ka marrë pare kapak… ka 70 e 100 qysh ka mundur”, ka thënë ai.

Për kthimin e pensioneve nga Serbia e kanë ngritur zërin edhe përfaqësuesit e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës. Shaban Kajtazi, kryetar i Lidhjes, ka treguar se Fondacioni i Serbisë që nga vitit 1991 e ka marrë me dhunë Fondin Pensional të Kosovës.

Ky fond u takon pensionistëve të Kosovës dhe vlera e këtij fondi është shumë e madhe. Sipas tij Kajtazit, ajo arrin në rreth një miliard euro.

“Ne kemi bërë përpjekje që këto pensione të kthehen nga Serbia. Ka me mijëra ankesa që janë bërë në gjykatat e Serbisë, po prej tyre asnjë lëndë deri tani nuk është zgjidhur. Ata, duke ditur që i pret Gjykata në Strasburg, kërkojnë plotësimin e lëndëve për të bërë të mundur zvarritjen. Kështu, pensionistët e Kosovës janë në një pozitë mjaftë të pavolitshme”, ka thënë ai.

Më tej, Kajtazi ka treguar se iu kanë drejtuar edhe Gjykatës së Strasburgut, mirëpo për shkak të ligjeve ndërkombëtare – që thonë se pa u shterë të drejtat në vendin ku ka ankesë – nuk ke të drejtë me iu drejtu gjykatave ndërkombëtare.

Kajtazi, ka treguar se gjatë kohëve të fundit, shteti i Serbisë, e ka shpallur një njoftim dhe u ka bërë thirrje pensionisteve të Kosovës, që t’i drejtohen Fondit Pensional të Serbisë për kthimin e mjeteve të tyre, mirëpo ata nuk po i kthejnë.

“Kanë shqyrtuar rreth katërmijë lëndë, por prej tyre janë zgjedhur 73 lëndë. Por, asnjë prej tyre nuk është realizuar”, ka thënë ai.

Shaip Vitija, kryetar i Shoqatës së Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës në Prishtinë, ka thënë se ka kohë që Serbia ka dalë me një kumtesë se do t’i paguajë pensionet e mbetura prej vitit 1990.

“Nuk është bërë asgjë, edhe pse pensionistët i kanë nxjerrë dokumentet të cilat i ka kërkuar ai dokument. Kanë kërkuar letërnjoftimin e Serbisë, certifikatën e lindjes, plot dokumente tjera. Ato është dashtë me i nxjerrë nëpër komunat ilegale të Serbisë”, ka thënë ai.

Vitija ka treguar se askush nuk i ka marrë mjetet që u takojnë, e të tillë janë mbi 12 mijë.e u bërë me kthimin e mjeteve të tyre.

KosovaPress, ka kërkuar përgjigje prej Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në lidhje me kthimin e pensioneve të Serbisë, mirëpo këta të fundit me javë të tëra nuk kanë kthyer përgjigje. /KosovaPress/