Site icon Telegrafi

Serbia vazhdon të eksportoj produkte të rrezikshme, Sllovenia parandalon importin e trangujve nga ky vend për tregun e saj

Sistemi Evropian i Alarmit në Tregtinë me Ushqime (RASFF) ka njoftuar njoftoi se trangujt nga Serbia të destinuara për tregun slloven janë ndalur në kufi.

Siç thuhet në faqen e RASFF, në to është gjetur substanca Fungicide Metalaxyl dhe pas kontrollit kufitar është vendosur që të asgjësohen këto produkte.

Megjithëse ky element nuk është përcaktuar si një substancë e rrezikshme, mirëpo dërgesa e trangujve përmbante sasi më të lartë se sa lejohet.

Sasia e lejuar është 0.01 miligramë dhe dërgesa përmbante 0.025 miligramë mbetje pesticide për kilogram.

Substanca kimike i përket Ailalaninës dhe përdoret kryesisht për të shtypur agjentin shkaktar të sëmundjes së patates dhe domates.

Kjo nuk është hera e parë që nga fillimi i vitit që mallrat e këtij lloji nga Serbia nuk mund të kalojnë kufirin.

Kështu, më 7 korrik pjeshkët nga Serbia janë kthyer nga kufiri me Slloveninë. Më pas u konstatua se pjeshkët përmbajnë pesticidin e përmendur Chlorpyrifos.

Po ashtu, kujtojmë se në fillim të muajit korrik në kufirin kroat u gjet një nivel i lartë i akrilamidit kancerogjen në patate të skuqura. Bëhet fjalë për prodhuesin Chips Way nga Çaçaku – Chips Bits & Byte Paprika 150 gramë.

Lexo po ashtu Pjeshkët nga Serbia po përmbajnë sasi të lartë të pesticidit Chlorpyrifos, Kroacia kthen mbrapsht nga kufiri një sasi të madhe

Akrilamide gjenden zakonisht në bukë, patate të skuqura, drithëra, biskota dhe kafe.

Agjencia Kroate e Ushqimit vlerëson se prania e Akrilamidit në ushqim mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të kancerit në të gjitha grupmoshat e njerëzve. /Telegrafi/

Exit mobile version