Që nga nisja e agresionit ushtarak nga Kremlini ndaj Ukrainës, numri i rusëve që kanë ikur nga vendi i tyre arrin shifrën e rreth 1 milion personave.
Sipas revistës The Economist, Serbia është shndërruar në “shtëpi të dytë” për rusët e larguar nga regjimi i Vladimir Putinit.
Prestigjiozja britanike thekson se eksodi i parë ndodhi në fillim të luftës, kur rreth 300 mijë rusë u larguan nga vendi në muajt e parë të agresionit të Moskë ndaj ukrainaseve.
Vala e dytë e ikjes së rusëve filloi kur Putin shpalli “mobilizimin e pjesshëm” në muajin shtator dhe të rinjtë e dëshpëruar vërshuan pikat kufitare për të shmangur rekrutimin.
Raportimet thonë se rreth 150 mijë rusë erdhën në Serbi, pra duke u bërë vendi i parë në botë që strehon qytetarë nga Rusia.
Analizës e kësaj reviste, e cila i referohet organizatës “Rrjeti për Analiza dhe Politika”, vlerësimet thonë se midis 817 mijë dhe 922 mijë qytetarë u larguan nga Rusia që nga shkurti 2022.
Ky është eksodi më i madh i vetëm i shkaktuar nga trazirat politike që nga viti 1920.
Kujtojmë se nga Serbia në Ukrainë për të luftuar krahë agresionit rusë kanë shkuar shumë ish-kriminelë të luftës. As Bashkimi Evropian e asnjë mekanizëm tjetër ndërkombëtar, nuk i ka bërë presion Serbisë që t’i ndalojë mercenarët për t’iu bashkëngjitur kësaj lufte.
Mediet e kontrolluara në Serbi përkundrazi vazhdojnë t’i thurin lavde Putinit, duke mbajtur marrëdhënie të mira me Kremlinin. /Telegrafi/