Site icon Telegrafi

Serbia mbajti ditë zie për terroristët e vrarë në Kosovë, Begaj: Akt provokativ

Akt provokativ e ka cilësuar presidenti i Bajram Begaj shpalljen e ditës së zisë nga Serbia për terroristët e vrarë në veriun e Kosovës.

Gjatë një interviste në TV Klan, Begaj tha se në asnjë rrethanë nuk mund të barazohet  një terrorist me një rreshter të Policisë së Kosovës.

“Nuk mund të bëhet shenjë e barazisë midis terroristit dhe atij që bie në krye të detyrës, në asnjë rrethanë. Por ky ishte një akt provokativ, për Kosovën, për vlerat e Bashkimit Evropian dhe për komunitetin Euro Atlantik”, ka deklaruar Begaj.

Kreu i shtetit shqiptar tha se është në kontakt me të gjitha autoritetet e Kosovës.

Lexo po ashtu Rama për “The Financial Times”: Veriu i Kosovës është një pikë e nxehtë, me kalimin e viteve është bërë toka e askujt

Ai bëri me dije se ka folur me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe u ka ofruar atyre mbështetjen e Shqipërisë në çfarëdo rrethane.

“Ka qenë një ofertë e cila është bërë në mënyrë konkrete, e bazuar në detyrimet kushtetuese të Presidentit të Republikës, kështu që i kam ofruar mbështetjen e Shqipërisë, në çfarëdo rrethane Kosovës”, ka deklaruar tutje Begaj.

Exit mobile version