Konsumatorët në pjesën veriore të Mitrovicës, që furnizohen nga termocentralet e Korporatës Energjetike të Kosovës, sipas koordinatorit Visar Azemi nga Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID-it), nuk e kanë paguar energjinë e shpenzuar asnjëherë që nga paslufta.
Ai tha se këtë çështje e ka vështirësuar edhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij, KEDS ka bërë çmos për t’i faturuar borxhet e vjetra, por në pjesën veriore nuk ka pasur asnjëherë qasje dhe rrjedhimisht ato borxhe do të jetë vështirë për t’i inkasuar. /Tribuna Channel/
Video: https://www.youtube.com/watch?v=0lMdSpbSc6g