Telegrafi

Serbët mblidhen për “Vidovdanin”, Policia i kthen prapa ata me fanella provokuese

Dhjetëra serbë janë mbledhur për të festuar “Vidovdanin” në Gazimestan të Obiliqit, një festë serbe që festohet më 28 qershor, në kujtim të Betejës së Kosovës të zhvilluar në vitin 1389.

Gjatë këtij manifestimi, Policia e Kosovës nuk i ka lejuar disa serbë që t’i afrohen vendit në Gazimestan, pasi bartnin fanella provokuese, ndër të tjera edhe katër shkronjat “S”.

Kremtimi i kësaj dite ndërlidhet me përvjetorin e Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitoren shpirtërore të saj, pavarësisht një humbjeje të madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb Lazar.