Site icon Telegrafi

Serbët e Kosovës me pasaporta të lëshuara nga Beogradi nuk do të mund të udhëtojnë pa viza

Raportuesi i vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian, Thijs Reuten ka thënë se serbët e Kosovës që nuk kanë pasaporta të lëshuara nga Kosova nuk mund të udhëtojnë pa viza.

Këto komente Reuten i bëri në një konferencë për media, pasi që është pyetur se a mund të udhëtojnë pa viza ata serbë të Kosovës që kanë pasaporta të lëshuara nga Beograd.

Reuten tha se kjo s’mund të ndodhë meqë ligji është i qartë që në zonën Schengen mund të udhëtojnë mbajtësit e pasaportës të lëshuar nga Kosova.

Lexo po ashtu Nënshkruhet vendimi për liberalizimin e vizave

“Legjislacioni është i qartë – është për pasaporta të lëshuara nga autoritetet kosovare, dhe për pasaportën serbe për serbët që jetojnë në Serbi, ata tashmë kanë udhëtuar pa viza. Mendoj që është vendimi është formuluar goxha me kujdes. Të gjithë qytetarët e Kosovës me dokumente të lëshuara nga autoritet e Kosovës do të mund të udhëtojnë lirshëm”, ka thënë Reuten.

Ndërkaq zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se Beogradi nuk është në Kosovë.

“Qytetarët që kanë pasaporta të lëshuara nga Beogradi shpresoj që do të shfrytëzojnë këtë periudhë prej tetë muajve që të pajisen me pasaportë kosovare dhe të shfrytëzojnë benifitet e këtij vendimi”, ka thënë Bislimi. /Telegrafi/

Exit mobile version