Site icon Telegrafi

Serbët duan batalionin e tyre brenda Ushtrisë së Kosovës (Video)

Sfidë për shtetin mbetet kalimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri. Kjo çështje vazhdon të mbetet pjesë e deklaratave të politikës kosovare, derisa duket se pengesa kryesore për krijimin e ushtrisë është Lista Serbe.

Këtë e pranon Lidhja Demokratike e Kosovës, derisa Partia Demokratike e Kosovës thotë se askush s’mund ta ndalojë bërjen e Kosovës me ushtri.

Kërkesa kryesore e Listës Serbe pos asociacionit të komunave me shumicë serbe, është edhe posti i zëvendëskomandantit të Forcave të Armatosura të Kosovës.

Madje, sipas anëtarit të Komisionit për Punë të Brendshme të Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi, kusht kryesor i Listës Serbe është që brenda ushtrisë ta kenë një batalion. Kjo, sipas tij, është e papranueshme.


Ushtria e Kosoves by GazetaExpress

Exit mobile version