Telegrafi

Senna: Messi është lojtari më i mirë në botë, Neymar mund të fitojë Topin e Artë

Ish-ylli i Villarrealit dhe Spanjës, Marcos Senna është i bindur se legjenda e Barcelonës, Lionel Messi është lojtari më i mirë në botë, por ndien se Neymar mund të fitojë Topin e Artë në të ardhmen.

Senna me origjinë braziliane, bëri 28 paraqitje për Spanjën, shijoi një karrierë të veçantë 11-vjeçare me Nëndetësen e Verdhë, dhe luajti kundër Messit dhe Neymarit në shumë raste.

43-vjeçari mendon se nuk ka asnjë lojtar në botë që aktualisht mund të tejkalojë aftësitë e Messit, por thotë se ylli i PSG-së, Neymar, mund të pretendojë çmimin më të madh individual të futbollit në të ardhmen.

Lexo po ashtu Dhjetë dribluesit më të mirë në botë që nga sezoni 2006/07 - Messi larg më i miri, Ronaldo i pesti dhe Neymar i dhjeti

“Për mua, Messi është më i miri në botë, individualisht. Nuk ka njeri më të mirë se ai. Ai është njeriu kryesor i futbollit”, ka thënë fillimisht Senna për Goal.

“Neymar është një lojtar i kompletuar. Ai është një fitues i denjë i Top i Artë, por atij i duhet më shumë fat për shkak të dëmtimeve”.

Senna gjatë një dueli me Messin në ta kaluarën

“Le ta shohim se çfarë ndodh tani, unë jam duke brohoritur për PSG-në në Ligën e Kampionëve këtë sezon, sepse për mua, Neymari është një fitues i denjë i Topit të Artë”, përfundoi ish-mesfushori.

Senna bëri 365 paraqitje për Villarrealin, duke shënuar 33 gola dhe duke krijuar 16 asistime. /Telegrafi/