Një senator rus ka pohuar se arsyeja për përparimin e ngadaltë të Rusisë në Ukrainë është sepse forcat e saj në thelb po luftojnë kundër rusëve të tjerë.
“Operacioni special ushtarak” i Rusisë po vazhdon me “mjaft vështirësi”, pohoi Frants Klintsevich në televizionin shtetëror rus, duke shtuar se nuk dëshiron ta ofendojë askënd me këtë deklratë të tij.
Megjithatë, ai u mundua ta arsyetojë përparimin e ngadaltë të forcave ruse në shtetin ukrainas, shkruan theguardian.
Russian senator Frants Klintsevich has an ingenious new excuse for his country's slow progress in Ukraine
He says Ukraine's army is "one of the strongest and best-trained" because it's comprised of "Russian soldiers and officers with exactly our mentality"
(with subtitles) pic.twitter.com/TgYqbLX5BW
— Francis Scarr (@francis_scarr) May 19, 2022
“Ne po luftojmë me një nga ushtritë më të forta dhe më të trajnuara. Ne po luftojmë kundër ushtarëve dhe oficerëve rusë të të njëjtit mentalitet si ne”, pohon 64-vjeçari.
Kujtojmë se një tjetër zë pro-Kremlinit ka pranuar se ka “vështirësi” në pushtimin e Ukrainës, të cilën Rusia e quan “operacion special ushtarak”.
Rashid Nurgaliyev, një zëvendëssekretar i Këshillit të Sigurimit të presidentit rus, Vladimir Putin, këmbënguli se Rusia do të arrin objektivat e saja pavarësisht vështirësive që po has në terren.
Ndryshe, Rusia edhe sot ka vazhduar me bombardime duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/