Senatori republikan amerikan James David Vance ka deklaruar djem se Ukrainës mund t’i duhet t’i dorëzojë Rusisë një pjesë të territorit të saj, për t’i dhënë fund luftës që po zhvillohet në këtë vend.
Këtë ai e tha në prag të vizitës së nesërme të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të takohet me presidentin Joe Biden, transmeton Telegrafi.
“Ajo që është në interesin më të mirë të Amerikës është që Ukraina t’ua lëshojë një pjesë të territorit të saj rusëve, dhe ne duhet t’i japim fund kësaj lufte. Por kur mendoj për tragjedinë e madhe, qindra mijëra evropianolindorë të pafajshëm u vranë në këtë është në interesin tonë dhe të tyre të ndalojmë vrasjen”, tha Vance për CNN.
Ai gjithashtu kundërshton ndihmën shtesë për Ukrainën, sepse nuk beson se do të jetë në gjendje të mposht ndonjëherë Rusinë.
“Për shkak të kësaj, njeriu pyet veten pse po dërgojnë miliarda dollarë ndihma në Ukrainë”, ka shtuar ai.
Sipas tij, çfarë do të arrihej me 61 miliardë dollarë shtesë nëse asgjë nuk është arritur me 100 miliardë. /Telegrafi/