Site icon Telegrafi

Senatori amerikan i bën thirrje rusëve të vrasin Putinin

Senatori amerikan Lindsey Graham, ka bërë thirrje që dikush në Rusi ta vret presidentin Vladimir Putin, ku me këtë veprim do t’i bënte një “shërbim të madh” Rusisë dhe pjesës tjetër të botës.

Graham gjatë një paraqitje televizive, tha se dikush në Rusi do të duhej të “përkujdesej” për këtë njeri. Më pas ai bëri një sërë postimesh në Twitter, ku theksoi se të vetmit që mund ta bëjnë këtë, janë vet rusët”, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu ka pyetur nëse brenda ushtrisë ruse ekziston ndonjë kolonel Stauffenberg, apo dikush që është më efikas – duke iu referuar oficerit gjerman Claus von Stauffenberg, organizatorin e atentatit mbi Adolf Hitlerin në vitin 1944.

“Do t’i bënte shërbim të madh vendit dhe pjesës tjetër të botës”, shkroi Graham senator nga Karolina e Jugut. /Telegrafi/

Exit mobile version