Morena Taraku duket se nuk mund të përballojë vlugun e angazhimeve të saj.
Bukuroshja e cila së fundmi është angazhuar më shumë si këngëtare se sa si modele, po e sheh se sa vështirë është të jetë pjesë e skenës, shkruan Telegrafi.
Ajo ka publikuar një foto në rrjetin social Snapchat ku shihet nga spitali duke marrë infuzion.
Morena Taraku së fundmi publikoi këngën “Inat” që u pëlqye mjaft shumë nga publiku. /Telegrafi/