Semiautomvtic, Lyrical Son dhe Mc Kresha i kanë bashkuar forcat për realizimin e projektit muzikor të titulluar “Private”.
Kënga e re është shoqëruar edhe me videoklip, ndërsa siç ndodh rëndom, tekstin e kanë shkruar vet tre reperët.
Për ‘beat-in’ është kujdesur Semiautomvtic, ndërsa K-Master e ka bërë incizimin dhe aranzhimit.
Miksimin dhe masterizimin e këngës së re e ka bërë Pressplay dhe pritet të pëlqehet nga fansat e PINT.
Ndërkaq, për anën vizuale është kujdesur produksioni Pinkmoon dhe Berat Hasani. /Telegrafi/