Telegrafi

Semedo: Nuk jam duke menduar për Barcelonën

Mbrojtësi portugez, Nelson Semedo ka deklaruar se nuk është duke menduar për Barcelonën.

Pasi ditë më parë u flit për një interesim të Barcelonës, portugezi ka qartësuar gjithçka.

Anëtari i Benficas ka deklaruar se momentalisht është i fokusuar vetëm tek skuadra e tij aktuale.

“Unë aktualisht jam një lojtar i Benficës dhe jam i lumtur këtu ku ndodhem”.

“Nuk jam duke menduar për Barcelonën ose ndonjë skuadër tjetër”, ka thënë portugezi për O Jogo.

“Të ardhmes nuk i dihet, por nëse largohem duhet të jetë një marrëveshje e mirë edhe për Benficën”, ka thënë mbrojtësi i djathtë.

Semedo ka një klauzolë largimi prej 60 milionë euro.

Gjithsesi në garë për lojtarin është edhe gjiganti anglez Manchester United dhe ai gjerman Bayern Munich. /Telegrafi/