Raportohet se Juventusi është duke u munduar që ta transferojë Nelson Semedon nga Barcelona, që mund ta zëvendësojë bashkëkombësin e tij, Joao Cancelon.
Sipas Diario Gol, Zonja e Vjetër dëshiron ta transferojë mbrojtësin portugez në këtë verë, me lojtarin që ka konfirmuar se dëshiron të largohet nga Blaugranët.
Semedo nuk ka luajtur rregullisht te Barcelona në sezonin që lamë pas, andaj ai është në kërkim të një skuadre që mund t’i ofrojë vendin e titullarit, ndërsa Juventusi mund t’ia ofrojë këtë shans.
Nga ana tjetër, SportMediaSet bën të ditur se Cancelo është afër largimit nga Allianz Stadium, pasi Manchester City thuhet se është i gatshëm të paguajë 50 milionë euro.
Semedo ka bërë 46 paraqitje në të gjitha garat me fanellën e Barcelonës në sezonin që përfundoi, duke arritur ta fitojë La Liga-n, mirëpo që në verë mund të transferohet te Juventusi. /Telegrafi/