Telegrafi

Selimi tregon kushtin e VV-së për koalicion me LDK-në (Video)

Zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë deklaruar se do të hyjnë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, nëse këta të fundit janë të gatshëm ta japin postin e kryeministrit.

Mirëpo, deklarimet e LDK-së i shohin krejt si të papranueshme në Lëvizjen Vetëvendosje.

Ish deputeti i VV-së, Rexhep Selimi tha se partia e tij nuk e negocion fare postin e kryeministrit për shkak se, siç tha ai, nuk mund të hidhen poshtë afër 200 mijë vota për Albin Kurtin kryeministër.

Selimi u shpreh i bindur se do të arrijnë ta formojnë qeverinë e re të Kosovës, duke thënë se koalicioni PAN nuk i ka numrat për ta bërë një gjë të tillë.