Site icon Telegrafi

Selimi: Opozita nuk duhet të bashkëpunojë me Listën Serbe për ta rrëzuar Qeverinë

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi po vazhdon të insistojë se opozita nuk duhet të bashkëpunojë me Listën Serbe për ta rrëzuar qeverinë.

Ai ka thënë se qeveria duhet të rrëzohet vetë, por jo për faktin e vendosjes së masës ndaj mallrave serbe.

“Ashtu siç ju patëm paralajmëruar para një viti në seancën e Kuvendit të Kosovës, erdhi dita që njëri nga partnerët e koalicionit qeverisës – Lista Serbe po e kërkon rrëzimin e Qeverisë Haradinaj. Por, ashtu siç nuk jemi bërë bashkë me Listën Serbe as për ta votuar Haradinajn, po ashtu edhe nuk bashkëpunojmë me Listën Serbe as për ta rrezuar atë”, ka shkruar deputeti i VV-së në Facebook.

Selimi ka dhënë edhe disa arsye që sipas tij qeveria Haradinaj duhet të rrëzohet.

E ka cilësuar si qeveri të paaftë dhe të skandaleve.

“Qeveria Haradinaj vërtetë duhet të rrezohet, sa me shpejtë aq më mirë, por jo nga Lista Serbe pë shkak të taksës ndaj mallrave serbe por nga qytetarët e Kosovës dhe pozita për shkak se Qeveria Haradinaj është qeveri e paaftë, qeveri e skandaleve e mbi te gjitha një qeveri e pa drejtë”, ka shkruar Rexhep Selimi.

Ndryshe Lista Serbe dje ka bërë të ditur se e përkrahë në çdo moment rrëzimin e qeverisë.

Exit mobile version