Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në një prononcim për media e quajti seancën e thirrur nga Qeveria e Kosovës ‘grabitje në mënyrë klandestine’.
Selimi tha se në Kuvendin e Kosovës ka forca speciale, ku sipas tij për të kaluarën e Kuvendit të Kosovës nuk është e pazakonshme.
“Risi një gjë është sot por jo e pazakonshme për të kaluarën e Kuvendit ku ka forca speciale në Kuvend. Ju kërkoj që të pyesni se përse janë këto forca speciale në Kuvend. Krejt kjo çka po ndodh tash është grabitje në mënyrë klandestine”, ka thënë Selimi.
I pyetur se a do të organizoj protesta Vetëvendosje, ai tha: “Po shkojmë nga vjeshta e ngrohtë”.
Ndryshe, pritet të vazhdoj seanca e Kuvendit të Kosovës për shqyrtimin e Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e Ekipit Negociator për Normalizimin e Marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. /Telegrafi/