Telegrafi

Selimi mohon të ketë pasur takim në mes të VV-së dhe LDK-së për marrëveshje

Në media është raportuar se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, janë duke zhvilluar takim për një marrëveshje të mundshme në mes të këtyre dy subjekteve.

Madje u raportua se LDK është pajtuar që postin e kryeministrit t’ia lë Vetëvendosjes.

Lexo po ashtu Vetëvendosje në takim me LDK-në, priten ndryshime

I kontaktuar nga Telegrafi, Rexhep Selimi ka mohuar mbajtjen e një takimi të tillë me LDK-në.

“Jo nuk është e vërtetë”, ka thënë shkurt Selimi.

Selimi ka thënë mbrëmë se është vendim i Këshillit të Përgjithshëm që mos të bëjnë koalicione me LDK-në dhe PDK-në./Telegrafi/