Telegrafi

Selimi i kundërpërgjigjet PDK e LDK: Me dërgimin në arbitrazh të demarkacionit, po tentoni ta mashtroni Evropën (Video)

Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka thënë Vetëvendosje është e përgatitur kurdo për ta penguar ratifikimin e Demarkacionit në Kuvend.

Selimi ka komentuar edhe atë që po flitet në politikën kosovare se Demarkacioni është kusht për liberalizim.

Ai tha se ky kusht nuk i është vënë Malit të Zi, as Serbisë e cila bile nuk e njeh kufirin e Kosovës.

Selimi po ashtu ka folur edhe për lajmin që Sllobodan Millosheviq ishte shpallë i pafajshëm pas vdekjes së tij për krimet në Bosnjë e Hercegovinë ku tha se ky lajm është shokues.

“Lajm shokues që Millosheviq u shpallë i pafajshëm për luftën në Bosnjë. Dëgjova që thanë se nuk ka prova të mjaftueshme, sikur me thënë se nuk kishte viktima të mjaftueshme”, tha Selimi në Rrokum Roll.

Ai ka komentuar edhe sulmet e fundit terroriste dhe puqin e dështuar në Turqi.

Selimi ka bërë me dije se Kosova nuk është imune ndaj këtyre sulmeve, por duhet ti shtojmë mekanizmat e sigurisë, ndërsa për ngjarjet në Turqi ai ka thënë se është i shqetësuar me reagimet e kosovarëve ndaj kësaj ngjarje, sikur të kishte ndodhur në Kosovë./Telegrafi/