Ngjarjet si rasti i Kumanovës vendosin në sprovë shtetet dhe trima. Në këto ngjarje, u dëshmua se Kosova ka trima, por nuk ka edhe shtet. Kështu ka deklaruar për Tv Shenja deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi, pas përfundimit të akademisë përkujtimore që u mbajt në Prishtinë. Ai nënvizoi se do të vazhdojmë t’i përkujtojmë të gjithë ata që ju rreh damari për atdheun e vetë.
“Por ne dëshmuam që kemi trima dhe nuk kemi shtet. Këta njerëz që u vranë para një viti në Kumanovë, kishin ideal të cilin shteti i Kosovës nuk e paskan dhe e dëshmuan se nuk e kanë. Andaj shtetet dhe administratat shkojnë e vijnë, kurse luftëtarët, dëshmorët e atdheut mbeten këtu”, deklaroi deputeti i Vetëvendoses, Rexhep Selimi./Telegrafi/