Telegrafi

Selimi: Kosovës ia kemi borxh jetën e Kosovën askujt

Deputeti opozitar, Rexhep Selimi, ka reaguar ndaj vendimit të Komisionit Ndërkombëtar ad-hoc për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Ai këtë e ka filluar me pyetjen: “Kujt ia kemi borxh 8.300 hektarë”?

“Në luftë u futëm duke e rrezikuar vetën për ta mbrojtur Kosovën, për dallim prej dikujt sot në pushtet që po e rrezikojnë Kosovën për ta ruajtur vetën. Dikur na dukej jeta pak për ta dhënë për Kosovën e tash dikujt në pushtet po i duken pak 8.300 hektarë për ta shpëtuar vetën” (sic.), ka shkruar Selimi në llogarinë e tij në Facebook, duke shtuar se Kosovës ia kemi borxh edhe jetën por Kosovën askujt.